22:03 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / MSH

Shtëpia e Kulturës në Preshevë largon aktoren nga puna, Kamberi ndan detaje

Egzona Salihu, aktorja shqiptare nga Presheva, është larguar nga puna e saj në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Kështu ka bërë të ditur Shaip Kamberi.

Ky i fundit tha se Egzona u largua nga puna nën arsyetimin se ajo nuk respektoi orarin e punës.

Kamberi thotë se kjo është “e ulët” dhe e “e mjerë”, teksa sqaron se Egzona është paguar si “ndriçuese” në këtë institucion, por që aktorja shqiptare refuzoi ta lëjë vendlindjen e saj.

“Si heroinë e vërtetë. Pa u joshur nga mundësitë jashtë vendlindjes, por duke qëndruar këtu në mesin tonë” ka thënë mes të tjerash Kamberi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Aktorja e vetme shqiptare, Egzona Salihu, qenka larguar nga puna në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, me arsyetimin se nuk e paska rrespektuar orarin e punës.

Sa keq. Sa ulët. Sa mjerë.

E njejta Egzonë që përshkak të mosnjohjes së diplomës nga Republika e Kosovës ka pranuar e përzgjedhur të ushtrojë profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese” e jo aktore, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindje.

Si heroinë e vërtetë. Pa u joshur nga mundësitë jashtë vendlindjes, por duke qëndruar këtu në mesin tonë.

Diplomën nuk ia njohi Serbia – kontributin në vendlindje nuk po ia njohin sherifët lokal.

Egzona sot është dëshmia e radhës që koha për të ngritur zërin bashkërishtë po perëndon.

Sot Egzona, nesër dikush tjetër.

Mjaftë më!