18:24 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shtëpia e largët skoceze që ka plazhin e vet privat dhe 105 hektarë tokë, shitet për 750 mijë funta

Një pronë e largët skoceze e rrethuar nga 105 hektarë tokë dhe me një plazh privat me pamje nga Loch Nevis, ka dalë në shitje për 750 mijë funta.

Kjo pasuri e madhe, e përkryer për ata që kërkojnë vetmi ose thjesht një pushim, është në një gadishull piktoresk ne malësi që shpesh përshkruhet si “shkretëtira e fundit e Britanisë”.

Nuk ka rrugë të asfaltuar për në këtë shtëpi, që do të thotë pronarët e shtëpive mund të shkojnë atje përmes një varke ose një udhëtim me një automjet 4×4./Indeksonline/