08:23 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / L K

Shtëpia ku lindi Hitleri kthehet në stacion policor

Ridizajnimi i shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri do të vazhdojë siç ishte planifikuar, ka thënë ministria e Brendshme e Austrisë, pasi një dokumentar paraqiti pretendime për dëshirat e diktatorit nazist për të.

Pas disa vitesh, qeveria vendosi ta kthente shtëpinë në Braunau, ku Hitleri lindi më 1889, në një stacion policie me një qendër trajnuese për të drejtat e njeriut. Puna do të fillojë më 2 tetor.

Në përpjekje për të parandaluar që ndërtesa në kufi me Gjermaninë të bëhej faltore naziste, qeveria mori kontrollin e saj në vitin 2016, raportoi Guardian.

“Gjithçka do të vazhdojë siç është planifikuar”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë.

Producenti austriak Gunter Schwaiger ka thënë së planet e ministrisë për shtëpinë do “të vihen gjithmonë në dyshim” se “janë në linjë me dëshirat e diktatorit”. Ai pritet ta publikojë një dokumentar për ndërtesën më vonë këtë muaj.

Si dëshmi, Schwaiger citoi një artikull të një gazete lokale nga 10 maji 1939, ku thuhej se ishte dëshira e Hitlerit që shtëpinë e lindjes ta konvertonte në zyra për autoritetet e komunës.

Shuma e ridazjnimit të shtëpisë llogaritet t shkojë deri në 20 milionë euro. Puna planifikohet të kryhet deri në vitin 2025 dhe stacioni policor të nisë funksionimin nga viti 2026.

Hitleri shpenzoi kohë të shkurtër në pronë, por ka vazhduar të tërheqë simpatizantë nazistë nga e gjithë bota.