07:27 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtëpia luksoze milionë funte mund të bëhet e juaja për vetëm 25 funte! (Foto)

Personi me shumë fat mund ta fitojë shtëpinë luksoze që kapë vlerën e 3 milionë funteve për vetëm 25 funte, pasi pronari i saj ka dështuar deri më tani ta shes.

Shtëpia luksoze me gjashtë dhoma gjumi e dizajnuar nga Huf Haus, gjendet në pjesën ekskluzive të Hampshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpi ishte nxjerrë në shitje për plot dy vite, por deri më sot nuk kanë arritur të gjejnë as edhe një blerës potencial.

Tani pronari i saj ka vendosur ta nxjerr në shitje përmes disa biletave që kushtojnë 25 funte. Pritet të shiten 120 mijë bileta, që në total kapin vlerën e 3 milionë funteve.

Ndërsa fatlumi jo që vetëm që do ta fitojë shtëpinë, por edhe mobilet luksoze që janë punuar enkas për pronarin e saj.

Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi, katër tualete, shtatë dhoma argëtimi brenda të cilave ka konzola të videolojërave, kinema private dhe ekrane gjigante 65 inç.

Dhe pasi që të shiten të gjitha bileta do të tërhiqet vetëm një, dhe fatlumi do të mund të vendoset menjëherë në shtëpinë e tij të re.