Shtërpca “shuplakë” komunave veriore, e respekton festën e flamurit shqiptar!
Ndonëse komunat e veriut kanë ngrirë marrëdhëniet me institucionet e Republikës së Kosovës, ndryshe po ndodhë me komunat tjera serbe në jug të vendit.
Është komuna me shumicë serbe, Shtërpca, ajo e cila ka vendosur që t’i respektojë festat shtetërore.
Kësisoj, në këtë qytezë do të ketë pushim me rastin e festës së flamurit (28 nëntorit).
“Indeksonline” ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga Irena Milenkoviq ku sqarohet kërkesa për banorët e kësaj ane.
“Qytetarë dhe nëpunës civil të Komunës së Shtërpcës informohen se Administrata komunale për nderë të festës nuk do të punon me datën 28.11.2018”, thuhet në këtë letër.
Ndryshe, katër kryetarë të komunave veriore kanë ndërprerë gjithë komunikimin me institucionet kosovare; Mitrovica Veriore, Goran Rakiq, Leposaviq – Zoran Todiq, Zubin Potok – Stevan Vuloviq si dhe Zveçanit, Vucina Jankoviq.
Vendimi është marrë për shkak të ngritjes së takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë gjë që çon në krizë edhe më të thellë”.
Poashtu, ky vendim, sipas tyre, është marrë “për shkak të shkeljes së akteve të veta nga ana e Prishtinës me të cilat duhet të respektohen të drejtat e serbëve”. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/
Këta janë katër “patriotët” që zbatuan urdhrin e Vuçiqit për dorëheqjet në Kosovë!