Shtetasja e huaj tmerrohet në Prishtinë, u sulmua nga qentë endacakë
Një shtetase e huaj është sulmuar nga qentë endacakë, në Prishtinë.
Incidenti ndodhi në lagjen “Velania”, raporton IndeksOnline.
Disa qytetarë i kanë dalë në ndihmë viktimës, duke i lidhur këmbën dhe duke i dhënë ujë.
Njësitet relevante janë informuar mbi rastin.
Ky është rasti i disatë me radhë në ditët e fundit, ku këmbësorët janë viktima të sulmeve nga qentë endacakë./IndeksOnline/

