13:25 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

SHBA-ja, do t’u japë leje kompanive amerikane për të shitur teknologjinë “Huawei”

Administrata e presidentit Trump i dha “Huawei”-it një licencë të përkohshme në muajin maj, e cila u rinovua edhe për 90 ditë të tjera më 19 gusht.

Qeveria amerikane ka planifikuar t’u japë licenca kompanive amerikane, të cilat duan t’i shesin teknologji dhe produkte gjigantit kinez “Huawei” raportoi “New york Times”-i sot.

Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit në fillim të këtij viti duke ia ndaluar “Huawei”-it të bënte biznes me kompanitë amerikane.

“Huawei” akuzoi për spiunazh për llogari të regjimit komunist të Kinës dhe konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare nga Uashingtoni. Firma kineze vazhdimisht i ka mohuar akuzat.

Administrata e presidentit Trump i dha “Huawei”-it një licencë të përkohshme në muajin maj, e cila u rinovua edhe për 90 ditë të tjera më 19 gusht.

Por Qeveria mori mbi 100 aplikime në gusht për licenca edhe pse asnjëra nuk është autorizuar. “New York Time”-si thotë se Trumpi e ka dhënë dritën jeshile për këto licenca.

“Huawei” është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe një prej lojtarëve kryesorë në 5G. Ekspansioni i kompanisë nga ana tjetër shihet edhe si ambicie e Kinës për t’u bërë lojtar dominant në 5G.

Nga ana tjetër, kompania kineze është përpjekur të distancohej nga teknologjia amerikane. Aktualisht prodhon çipat e saj për smartfonët, madje lëshoi edhe sistemin operativ të quajtur “Harmony OS”.