18:06 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtetet më të vlefshme si markë: SHBA e para, Kina e dyta, Gjermania e treta

Sipas raportit të fundit “Vendet si markë për vitin 2018”, botuar nga firma globale e konsulencës Brand Fennens, SHBA është ende marka më e shtrenjtë në botë, shumë më parpara se vendet tjera, pasi vlera SHBA-ve vlerësohet në 25,899 trilion dollarë.

Në vendin e dytë është Kina me një vlerë prej 12.779 triliardë dollarë dhe Gjermania e treta me 5.147 trilion dollarë.

Sipas të dhënave të raportit, midis 100 markave më të vlefshme të vendeve në botë, 14 janë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Raporti thekson se nëntë vende në rajon “po presin ende në linjë” për të hyrë në renditjen globale, ndër të tjera, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia … të cilat nuk figurojnë fare në listë. /IndeksOnline/