Shteti arab ia heq vizat Serbisë
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se shtetasit nga Serbia mund të udhëtojnë pa viza për vendin e tyre, kështu ka treguar zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.
Ky i fundit së bashku me homologun e tij, Sheikh Abdullah bin Zayed, janë pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët serbë.
Daçiç dhe nikoqiri i tij vunë në dukje një nivel të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral dhe u dakorduan për forcimin dhe përmirësimin e tyre të mëtejshëm, transmeton Indeksonline
Ministri Abdullah bin Zayed theksoi se vizita e kreut të diplomacisë serbe është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe përsëriti gatishmërinë se Emiratet Arabe do të vazhdojnë marrëdhënie e jashtëzakonshme bilaterale me Serbinë.