10:44 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Shteti evropian iu bën thirrje qytetarëve të saj që të hudhin telefonat kinezë

Lituania ka bërë thirrje publike për qytetarët e saj që të hudhin telefonat kinezë. Me të njëjtën thirrje, shteti lituanez ka lutur qytetarët që mos të blejnë më telefona kinez.

“Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të largoni sa më parë ata që keni blerë” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Abukevicius.

Në një raport që ka bërë Qendra Kombëtare e Sigurisë në Lituani, pretendohet se një telefon Xiaomi ka të instaluara mjete censure, ndërsa një model Huawei kishte probleme sigurie.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”./Indeksonline/