11:30 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Izraeli s’ka të bëjë fare me hakimin e WhatsApp-it nga një firmë izraelite

Qeveria Izraelite nuk ka të bëjë fare me një sulm kibernetik të orkestruar nga firma Izraelite NSO Groupi, tha ministri i Sigurisë të premten.

“NSO-ja është një lojtar privat, i cili përdorur aftësitë që izraelitët kanë, mijëra njerëz që janë në fushën e sigurisë kibernetike, por nuk ka asnjë përfshirje të Qeverisë izraelite në këtë ngjarje dhe nuk ka të bëjë fare me shtetin e Izraelit”, tha Zeev Elkin.

WhatsApp-i paditi të martë firmën izraelite të mbikëqyrjes NSO Group, duke e akuzuar se kishte ndihmuar qeveritë të thyenin telefonat dhe të përgjonin 1.400 përdorues në katër kontinente.

Gjatë kësaj fushate hakimi janë shënjestruar diplomatë, disidentë politikë, gazetarë dhe zyrtarë të lartë qeverish.