75 Mall Live Search
20:14 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Shteti i Kosovës tregon dhëmbët për të “fortit” që mbështetën Isisin e Qassem Soleimanin

Pjesmarrja e kosovarëve në luftrat në Siri dhe Irak , është kthyer sërish në vëmendje me arrestimet e disa personave ditëve të fundit.

Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri dhe Irak, vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës.

Rreth 300 kosovarë që nga viti 2010, kishin vendosur që në mënyra të ndryshme ti shërbenin ushtrive të huaja terroriste në Siri e Irak.

Në prillin e vitit 2019, 110 kosovarë u kthyen nga Siria në Kosovë, të cilët kishin marrë rrugë atje për arsyen e vetme, pjesëmarrjen në luftrat e huaja.

Me tu kthyer në Kosovë, për shumë nga ta u ngritën aktakuza nga Prokuroria Speciale, mbi dyshimin se ata ishin pjesë e disa grupeve terroriste.

Aktakuzë së fundi u ngrit edhe ndaj dy grave për një vepër të tillë penale më 30 dhjetor të vitit 2019.

Ndërsa më 10 janar Arjan Kryeziu u dënua me tre vjet e tetë muaj burgim, që luftoi për ISIS-in.

Aktakuzë për vepra të tjera të tilla, veç se në formë të ndryshme, u ngrit edhe ndaj dy personave, të cilët përmes shkrimeve të tyre, konsiderohet se kanë bërë thirrje ekstremiste.

Ikballe Berisha-Huduti, u arrestua nga Policia e Kosovës e cila ditëve të fundit u bë temë në media pasi që doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njejta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

Por, si duket Huduti nuk ishte e vetmja në Kosovë që po bënte një propagandë për Iranin. Është edhe një shqiptar tjetër nga Kosova, i cili po bënte të njejtën propagandë të tillë përmes rrjetit social Facebook, kundër Amerikës.

Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i cili është nga Gjakova e që i përket sektit shiia. Ai vazhdimisht kishte shpërndarë nëpër rrjete sociale thirrje kundër Amerikës por edhe kundër sektit tjetër mysliman sunit.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë hapa edhe për Bujar Rogovën, i dyshuari për lidhje të dyshimta të shijave në Kosovë, veç se këtë të fundit nuk kanë mundur ta gjejnë në Kosovë, pasi që i njëjti gjendet në Gjermani, ku para ca ditëve, është lajmëruar përmes një video-mesazhi në profilin e tij në Facebook.

Ky propagandues, për të cilin “Indeksonline” raportoi ekskluzivisht para disa dite, cak të sulmit kishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht presidentin Donald Trump, mediat kosovare si dhe imamët e BIK-ut.

“Unë desha ti jap disa informacione ndaj disa ‘pordhtaleve’. Këta nuk janë asgjë tjetër veq disa media të pista për para, se vallai betohem… atyre nuk ju beson feja, as kombi, as njerëzimi, as dashuria dhe asgjë… pos paret”, kishte thë në ai.

IndeksOnline kishte raportuar vazhdimisht rreth këtyre propagandave për dy personat e lartëcekur, derisa edhe pati kërcënime rreth raportimeve që bëheshin drejtë tyre.

Ndryshe kujtojmë se nga Drejtoria e Policisë Kundër Terrorizmit, kishin konfirmuar për IndeksOnline, se në luftrat e huaja që po zhvillohen në Irak e në Siri, po marrin pjesë edhe 100 kosovarë. /IndeksOnline/