15:26 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Shteti i njohur evropian nxjerr ushtrinë në rrugë, për të ndihmuar policinë

Që nga sot, ushtarët hungarezë do të ndihmojnë policinë në kryerjen e detyrave të tyre në vende publike. Këtë vendim e ka marrë Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë me qëllim të ruajtjes së rendit, paqes e sigurisë publike.

Sekretari i Shtetit, Silard Nemeth tha në konferencën për shtyp se ushtarët do të ndihmojnë në kontrollin e respektimit të rregullave që janë në fuqi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përfshirë shtetrrethimin.

Nemeth tha se ushtria do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe mjetet e saj për të ndihmuar popullin hungarez dhe për të ruajtur sigurinë dhe paqen në vend./Indeksonline/