10:36 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Shteti n’deti, me veturë zyrtare arrin në Budva

Sot është dita e katërt që punëtorët e sektorit publik po shijojnë pushimin.

Shumë nga ta kanë zgjedhur vendet fqinje, Shqipërinë e Malin e Zi për tu soditur në temperaturat verore që po mbretërojnë këto ditë.

Një veturë zyrtare ka arritur në vendin luksoz të Malit të Zi, Budva.

Indeksonline ka siguruar fotografinë ku shihet vetura e shtetit në ditë pushimi.

E plotësuar:

Personat zyrtar që kanë qenë në Budva kanë deklaruar se udhëtimi atje ka qenë me punë zyrtare.

Për Indeksonline, ata kanë thënë se kanë qenë në seancë gjyqësore për të mbrojtur pronat e Kosovës që ndodhen në Mal të Zi./Indeksonline/