Shteti po fle, e lë Prishtinën në lloç – Peja i del në ndihmë (Foto)
Prishtina ka mbetur pa “kulm mbi kokë”. Gjatë kësaj jave do të rikthehet futbolli vendor, por klubi më i madh në Kosovë ende nuk ka stadium.
Ka kohë që stadiumi i Prishtinës është duke u riparuar. Një punë “slowmotion” e kanë detyruar klubin më të trofeshëm në Kosovë të kërkoj shpijë të dytë.
Pas shumë refuzimeve dhe angazhimeve nga drejtuesit e klubit Fc Prishtina më në fund ata kanë gjetur një stadium ku mund t’i zhvillojnë ndeshjet e Kupës dhe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Prishtinës në ndihmë i ka dal rivali, Peja.
“Stadiumet e skuadrave lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin) si dhe mbyllja e dyerve nga Feronikeli, skuadra ka kërkuar fushë jashtë regjionit të Prishtinës. Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.
Prishtina gjatë të mërkurës luan ndeshjen e Kupës së Kosovës përball ekipit të quajtur Kosova Prishtina. Kurse në Superligë të dielën apo të hënën, klubi kryeqytetas do të luaj derbin kundër Llapit./IndeksOnline/