13:10 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Shteti serb paralajmëron masa për policin e Kosovës që arrestoi Gjuriqin

Mediumet serbe kanë shkruar rreth arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Tanjugu serb ka raportuar për policin që e ka arrestuar Gjuriqin, e që sipas tyre këtë veprim polici e ka bërë duke u bazuar në trajnimin që e ka kryer në kazermën “Adem Jashari”, transmeton Indeksonline.

Në tekstin e Tanjugut përmendet emri i policit Mentor Shabani si ai që e ka kryer arrestimin.

Me këtë rast, zyrtarë të shtetit serb kanë bërë të ditur se emri i tij duhet të ruhet në rast se ai tenton të hyjë në Serbi.

Mediat serbe e kanë quajtur arrestimin e Gjuriqit “kidnapim”, kurse e kanë cilësuar sjelljen e policëve të Kosovës si të dhunshme./Indeksonline/