11:16 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shtien me armë zjarri nga vetura në drejtim të dy personave

Rr. “Skënderbeu”, Suharekë 29.07.2018 – 22:15. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e, pasi të njëjtit gjersa ishin duke lëvizur me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje në të cilën ishin duke udhëtuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, por është dëmtuar parafango e veturës së dy viktimave.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/