18:26 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Shtohet edhe një rast i prekur me COVID-19 në Malishevë, kjo është situata e përgjithshme

Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

“I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje theksohet se situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

77 të prekur me COVID-19

74 të shëruar

1 rast ka rezultuar me fatalitet

dhe 2 raste janë aktive me COVID-19.