08:19 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shtutgart i rrëmben Interit futbollistin nga “dora”

Ka qenë një lëvizje surprizë nga ana e Stuttgart, që është futur në garë për Nicolas Gonzalez dhe ka befasuar Inter me Cagliari-n.

Dy klubet italiane po punon prej javësh për sulmuesin argjentinas të datëlindjes 1998.

I pyetur nga “Passioneinter.com”, në fakt, drejtori sportiv i Argentinos Junior, Enrique Borrelli, ka lajmëruar marrëveshjen me klubin gjerman për talentin e tyre.

“Gjithçka është mbyllur me Stuttgart-in. Oferta e gjermanëve ka qenë më e lartë se ajo e Inter. Shifra? Do të jetë rreh 8,5 milionë euro”.

Temat: