14:02 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtyhen ndeshjet e kësaj lige në futbollin kosovar

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshjet e fundjavës në Ligën e Dytë dhe Ligën e Juniorëve të shtyhen.

Lajmi është konfirmuar pas mbledhjes së mbajtur sot, derisa u mor vendimi që ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë në Ligën e Dytë dhe Ligën e Juniorëve të shtyhen, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në ditët e fundit.