20:09 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shtyhet fluturimi për Gjermani nga Aeroporti i Prishtinës, kjo është arsyeja

Pasagjerët që sot do të udhëtonin për në Gjermani janë detyruar të presin për një kohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për fluturimin që është dashur të realizohet në ora 12:20 minuta, ka dhënë detaje zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo në një prononcim për Indeksonline ka thënë se megjithatë fluturimi do të realizohet sa më parë të jetë e mundur.

“Po, mund të konfirmoj se kjo vonesë ka ndodhur. Por, kjo nuk është bërë për shkak të Aeroportit “Adem Jashari”, por për shkak se avioni që është dashur të fluturoj ka pasur disa probleme teknike”, ka thënë ajo, duke shtuar se është duke u punuar në evitimin e këtyre problemeve dhe sipas saj po sa të përfundoj çdo gjë, do të kryhet edhe ky fluturim.

Sipas saj, pasagjerët për informata konkrete duhet t’i drejtohen kompanisë “Reisebüro PRISHTINA”. /Indeksonline/