11:19 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shtyhet gjykimi ndaj Sokol Bashotës

Seanca e paraparë të mbahet sot në gjykimin e Sokol Bashotës dhe të tjerëve  është shtyrë për datën 17 shtator.

Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, tha se për shkak të grevës shtyhet shqyrtimi kryesor.

“Kryetari i trupit gjykues konstaton se për shkak se punëtoret e administratës janë në grevë, nuk janë plotësur kushtet për mbajtjen e shqyrtimit kryesor, ashtu që shqyrtimi i rradhës caktohet për datën 17 shtator”, tha Lokaj.

Sokol Bashota, Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci, akuzohen nga Prokuroria Speciale për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesave në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.