18:59 / E Martë, 04 Tetor 2022 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve, kjo është arsyeja

Është shtyrë me 15 minuta starti i ndeshjes Marseille-Sporting CP. Siç raporton “L’Equipe”, skuadra portugeze pati vështirësi për të mbërritur në Velodrome për shkak të trafikut.

Kjo ka qenë arsyeja pse është vendosur se kjo ndeshje, e vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve të Champions League të nisë në orën 19:00, nga 18:45 që ishte planifikuar.

Takimi mes Marseille dhe Sporting është i vlefshëm për Grupin D, pjesë e të cilit janë edhe Tottenham dhe Eintracht Frankfurt.