14:07 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Shtyhet ndeshja e skuadrës së re të Ronaldos, stadiumi i Al Nassr mbetet pa rrymë!

Skuadra Al Nassr tashmë e njohur në gjithë botën falë transferimit të Cristiano Ronaldos duhet të presë edhe 24 orë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Al Ta’ee.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet sot, por klubi i Al Nassr ka njoftuar se ndeshja shtyhet shkaku i problemeve me rrymën dhe shiut të madh, shkruan LIG Sport.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të motit që kanë ndikuar në rrymën e stadiumit, zyrtarisht jemi njoftuar se ndeshja e sotme kundër Al Ta’it është shtyrë për 24 orë.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara për fansat dhe u urojmë të gjithëve udhëtime të sigurta”, shkruan klubi.