08:14 / E Diele, 19 Mars 2023 / Gj. Sh

Shtyhet ndeshja e Superligës së Kosovës në basketboll

Është shtyer ndeshja kryesore e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Shtyerja e ndeshjes ka ardhur pas kërkesës nga klubi i Sigal Prishtinës.

“Ndeshja e radhës në Superligës është shtyrë me kërkesën e Sigal Prishtinës. Për terminin e ri, do t’iu njoftojmë me kohë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit.

Takimi mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës ishte paraparë të zhvillohet sot./IndeksOnline/