13:22 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

Shtyhet raportimi i ministrit Veliu

Mbledhja e Komisionit për qeverisje lokale, administratë publike, zhvillim rajonal dhe media, ku ishte paraparë të raportonte ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu, është shtyrë për javën e ardhshme.

Shtyrja u bë për shkak të seancës që do të mbahet në orën 13:00.

Ministri Agim Veliu tha se është i gatshëm kurdo që të raportojë në këtë komision.