10:37 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Shtyhet seanca për Azem Sylën dhe 39 të tjerët në rastin ‘Toka’ (Foto)

Seanca e paraparë të mbahet sot për ish-deputetin e PDK-së dhe ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, si dhe 39 të tjerë të akuzuar në rastin e njohur si ‘Toka’, është ndërprerë.

Në seancën në fjalë tashmë kishte arritur i akuzuari kryesor Azem Syla si dhe disa të tjerë, raporton Indeksonline.

Paneli gjyqësor në këtë rast udhëhiqet nga dy gjyqtar ndërkombëtarë të EULEX-it si dhe një vendor.

Por për arsye se gjyqtarja Nora Bllaca ka kaluar në Gjykatë të Apelit, paneli nuk është i kompletuar dhe për këtë arsye seanca e parapara për këtë javë nuk do të mbahen derisa të caktohet një gjyqëtar nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Të pandehurit në fjalë akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal./Indeksonline/

 

Temat: