15:48 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shtyhet shitja e Asetit në likuidim (SHAL) 52. Njësia Nr. 105: NSH NBI Rahoveci- Prona në Xërxë 7

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësia nr. 105: NSH NBI Rahoveci – Prona në Xërxë 7.

Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 52.

Njësia nr. 105 , që do të mbahet me datë 25 Nëntor 2019, ndërsa tërheqja e përkoheshme është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Kadastrit të Komunës së Rahovecit për sqarime kadastrale.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit

Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.