11:44 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shtyhet vazhdimi i seancës plenare, deputetët nuk futen në sallë

Kuvendi i Kosovës assesi nuk po mund të vazhdoj me rregull seancat plenare.

Meqë dje seanca e jashtëzakonshme zgjati 10 orë, ajo u shty për të vazhduar sot në ora 10, raporton Indeksonline.

Por, përveç që nuk nisi në kohën e paralajmëruar, por me gjysmë ore vonesë, menjëherë shkoi në pauzë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti kërkoi 20 minuta pauzë në mënyrë që grupet parlamentare të harmonizojnë qëndrimet për rezolutën e paraqitur nga LDK-ja lidhur me dialogun me Serbinë.

Tani janë bërë një orë nga shkuarja në pauzë dhe seanca ende nuk ka vazhduar punimet. /Indeksonline/