08:42 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shuhet ylli i hitit, “I Am Woman”

Këngëtarja e famshme, Helen Reddy, ka ndërruar jetë.

Këngëtarja dhe aktivistja feministe vdiq në moshën 78- vjeçare të martën (29 shtator), njoftoi familja e saj në një deklaratë në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ne njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, në pasditen e 29 shtatorit 2020 në Los Anxhelos”, shkruan fëmijët e saj Traci dhe Jordani. 

“Ajo ishte një nënë, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi pasi që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë. “

Heleni kishte 20 hite në listën e këngëve Billboard Hot 100 gjatë jetës së saj, duke përfshirë tre prej tyre që zunë pozitën e pare, ishte fituese e çmimeve “Grammy” me këngët “I Am Woman”, “Delta Dawn” dhe “Angie Baby”./Indeksonline