11:02 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / B O

Shumë fluturime të anuluara në dy aeroportet e mëdha në Gjermani

Shumë fluturime janë anuluar nga Gjermania në destinacione të ndryshme botërore. Krejt kjo për shkak të protestave klimatike në aeroportet e Mynihut dhe Berlinit.

Sipas informacioneve nga aeroporti i Mynihut, një nga dy pistat e aeroportit është dashur të mbyllet të enjten.

Aktivistët e klimës po kërkojnë masa më të shpejta dhe më efektive kundër ndryshimeve klimatike nga qeveria federale.

Ndër të tjera ata kërkojnë kufizimin e shpejtësisë 100 kilometra në orë në autostrada dhe një biletë 9 euro për të gjithë Gjermaninë./Indeksonline/