21:27 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / MSH

Shumë kolegë i dolën kundër Ronelës pas fitores në FiK, Anxhela Peristeri ka dy fjalë për “gojët e liga”

Shumë kolegë të këngëtares Ronela Hajati dolën kundër saj pas fitores së Festivalit të Këngës, pas të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Mirëpo, ka patur kolegë që e kanë mbështetur dhe ndër të parat që i doli në mbrojtje është Anxhela Peristeri, e cila së fundmi ka vendosur t’iu japë një shuplakë të fortë të gjithë atyre që nuk ishin pro fitores së Ronelës.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtarja shkruan:

‘U ndjeva shumë e lumtur që i dorëzova kupën e Çmimit të Parë kësaj artisteje me shpirt të bukur! Jam e bindur që rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik! Ishte një çmim më se i merituar dhe kam një pyetje për të gjithë ata këngëtarët që sot kanë dalë me shpatë në dorë dhe shajnë Festivalin dhe jurinë: Kur fitoni ju nuk ka korrupsion nëpër Festivale? (se me sa pashë janë të gjithë këngëtarë çmimesh, por këta i kanë marrë me meritë sigurisht Ronela Hajati vazhdo zemër’.

Festivali i Këngës jo pak herë është kritikuar për vlerësimin.

Rasti i Ronelës nuk është as i pari as i fundit.

Këngëtarja këtë fitore ia dedikoi të atit të ndjerë dhe të gjithë u emocionuan nga deklarata e saj.