20:38 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shumë ‘mjekë popullorë’ në Kosovë, por shteti nuk po i kontrollon

Shumë “mjekë popullorë” ushtrojnë veprimtarinë si Hysri Peqani, asnjë nuk është i regjistruar.

Njerëz që ushtrojnë punë të ngjashme si të Hysri Peqanit – Burdushit, ka shumë në Kosovë.

Por, derisa Peqani u arrestua, të tjerët janë të lirë të ushtrojnë këtë aktivitet të dyshimtë.

Rrallë herë vizitohen nga institucionet hetuese për të parë nga afër atë se çfarë punojnë të ashtuquajturit mjekë popullor. Mjafton një kërkim në internet dhe të hasësh në shumë njerëz të tillë, të cilët thonë se shërojnë magjinë e zezë.

Vetën e cilësojnë si shërues të shumë sëmundjeve, ani pse asnjë nga ta nuk janë të regjistruar me këtë cilësi në Agjencinë Tatimore të Kosovës. E shumë pak nga ta paguajnë tatim për përfitimet që kanë nga ky lloj i biznesit.

Valentina Bytyqi nga ATK thotë se ka pasur raste kur njerëz të tillë janë dënuar nga ky institucion. Ka edhe shumë hoxhallarë që nëpërmjet leximit të Kuranit thonë të mjekojnë njerëzit e prekur nga magjia, depresioni dhe probleme tjera.

E ndër më të famshmit është kryemami i BIK-ut në Obiliq, Behar Mjekiqi, i cili thotë se një gjë të tillë nuk e bënë për para.

Ai thotë të jetë lodhur nga njerëzit që vijnë të vizitojnë atë me kërkesa nga më absurdet.Bashkësia Islame e Kosovës me gjithë insistimin e T7, nuk ka pranuar të flasë nëse ata i licencojnë dhe kontrollojnë hoxhallarët që bëjnë këtë aktivitet.

E psikologu Visar Sadiku thotë se njerëzit në rast nevojë nuk është se zgjedhim ku të shkojnë.

Numri i saktë i njerëzve që ushtrojnë këtë aktivitet të dyshimtë nuk dihet.

E shteti ka filluar tash vonë të merret me ta.