14:07 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shumë protestues veteranë nga Dukagjini, Daut Haradinaj iu jep një premtim

Protesta e sotme e veteranëve nga Dukagjini tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë ka mbledhur qindra veteranë.

Krenar me ta është edhe deputeti Daut Haradinaj. Deputeti i AAK-së ka premtuar se do jetë zëri i tyre kudo që të jetë.

“Ky lum i njerëzve meriton trajtim. Respekt për të gjithë. Në cilësinë e njërit nga ju, do jem zani juaj” shkruan Haradinaj./Indeksonline/