22:54 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shumë raste, shumë spektakël e asnjë gol në dy ndeshjet e Championsit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat që kanë fituar së bashku 10 herë këtë kompeticion, Liverpooli dhe Bayerni luajtën pa gola në “Anfield” në një ndeshje me shumë raste.

Dy skuadrat nuk arritën të realizojnë dhe gjithçka do të vendoset në Alianz Arena pas dy javësh.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona nuk arriti të fitoj kundër një Lyoni mirë të organizuar i cili nuk lejoj deportimin nga spanjollët.

Dy portierët, Lopes dhe Ter Stegen ishinshpëtimtar të skuadrave kur bënë disa pritje të mira.

Ndeshjet e kthimit do të luhen me 13 mars. /IndeksOnline/