21:15 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shumë shpejt Kosovë-Shqipëri pa Roaming

Ministri i Energjisë, Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Shqipërisë, Damian Gjiknuri ka pritur në një takim një delegacion nga Kosova ku është diskutuar për heqjen e Romaingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pjesë e takimit ka qenë edhe deputeti Dardan Molliqaj, që është pjesë e PSD-së, me kërkesën e të cilëve është iniciuar heqja e Roamingut mes dy shteteve fqinje.

Dy qeveritë janë pajtuar që menjëherë të krijojnë grupe punuese për ta përgatitur ligjin dhe marrëveshjen për heqjen e roamingut./Indeksonline/