19:43 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Shumë shtete nuk mund t’i bëjnë ballë koronavirusit

Shumë vende nuk janë ende të gatshme t’i bëjnë ballë epidemisë së pneumonisë virale, të shfaqur në fund të dhjetorit në Kinë dhe që është shtrirë në 15 vende të tjera, paralajmëroi sot GPMB, një organ i kontrollit ndërkombëtar që ndodhet në Gjenevë.

Bordi Mbikëqyrës Global i Gatishmërisë (GPMB), një organ i pavarur, i krijuar në vitin 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerësoi transparencën e Kinës për sa i përket shpërndarjes së informacioneve, përfshirë dhe sekuencën e gjenomit të virusit dhe bashkëpunimi i fortë mes Kinës dhe vendeve të prekura nga epidemia e pneumonisë virale.

Ky organizëm është shprehur i shqetësuar nga fakti se shumë vende nuk janë të përgatitura për t’i bërë ballë këtij kërcënimi.