75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / AR

“Shuplaka na shpëtoi martesën”/ Rrëfehet Jada Pinnket Smith

Jada Pinkett Smith thotë se shuplaka e Will në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar ka shpëtuar martesën e tyre.

“Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha nga ai, m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta lija kurrë”, tha ajo në një intervistë për Daily Mail.

“Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur?” vijoi ajo.

Prezantuesja e “Red Table Talk Show” ka qenë e martuar me yllin e “I am legend” që prej vitit 1997, por zbuloi në tetor se të dy ishin ndarë në heshtje dhe flinin larg njëri-tjetrit prej shtatë vitesh.