17:28 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shurupi kundër kollës mund të dëmtojnë dhëmbët

Shurupet kundër kollitjes zakonisht nuk supozohet të kenë shije të mirë për shkak që para së gjithash, ato janë ilaçe. Por dikush vendosi të ndryshojë këtë dhe të shtojë tre përbërësit joaktiv, shurup misri me fruktozë të lartë, acidi citrik dhe sukrozë të cilat ju shtuan shurpit kundër kollës për ta bërë atë më të shijshëm.

Por si përfundim, ato rezultuan të dëmshëm për dhëmbët tanë, transmeton Indeksonline.

Tre përbërësit e lartpërmendur që ju shtuan shurupit të kollot zakonisht gjenden edhe në karamele, ëmbëlsira, pije të gazuara, lëngje, çokollata etj.

Të gjithë këto ushqime të përmendura, për shkak të tre përbërësve që gjenden në ta, njihen si ushqimet më të dëmshme për dhëmbët tanë.

Çfarë mund të bëjmë?

Normalisht që ju nuk mund të hiqni dorë nga shurupi nga që ju duhet të kuroni kollën mirëpo janë disa rregulla bazë të higjienës orale që do të ju ndihmojnë.

Pastroni dhëmbët menjëherë pas konsumimit të shurupit të kollit dhe mos shkoni menjëherë në shtrat për të fjetur por përpiquni që të qëndroni paksa zgjuar.

Kjo është një metoda më të mira dhe më efikase për ti mbrojtës dhëmbët tuaj nga shurupi i kollës./Indeksonline/