10:15 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shyhrete Behluli nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë! Këngëtarja tregon arsyen..

Mbrëmë në kryeqytet në nder të Ditës së Flamurit, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoj një ceremoni. Event në të cilin morën pjesë personalitetet më të shquara të vendit, shkruan Indeksonline.

Përveç politikanëve në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe këngëtarë të njohur të estradës. E një ftesë për tu bërë pjesë e kësaj ngjarjeje kishte marrë edhe bilbili i muzikës popullore Shyhrete Behluli. Mirëpo kjo e fundit nuk qe e pranishme.

Ndërsa përmes rrjetit të saj social Instagram ka treguar edhe arsyen:” Ne pamundesi te jem prezente ne kete event, ju pershendes nga Amerika dhe ju uroj te gjithe Shqiptareve 105 Vjetorin e Pavarsise”, ka shkruar këngëtarja.