13:32 / E Premte, 18 Gusht 2023 / L K

Si aeroplan, kështu do të duket Lambo i parë elektrik

Lamborghini nuk ka nga t’i ikë modelit elektrik. Ani pse kishte kundërshti dhe hezitim, kompania e famshme tani ka filluar punën konkretisht në këtë drejtim.

Lamborghini Lanzador quhet modeli i parë elektrik i kompanisë luksoze të veturave. Gjithçka është në fazën fillestare dhe se modeli nuk do të prezantohet së paku edhe 3 vite.

Fillimisht u prezantua Revuelto, modeli i parë hibrid, ndërsa tani pritet Lanzador, modeli i parë elektrik.

Lamborghini Lanzador tashmë ka pamjet e para, ndërsa detaje e reja për këtë model do të shpalos në shtator./Indeksonline/