18:26 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Si arriti ta hedhë nënshkrimin për seancë deputetja e VV-së nga Londra!

Falsifikimi i nënshkrimeve nga opozita po del të jetë i vërtetë, me të vetmën arsye, për ta plotësuar numrin e nevojshëm për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Pas dyshimeve se janë falsifikuar nënshkrimet e Ilir Dedës e Mimoza Kusarit, Indeksonline mëson se është falsifikuar nënshkrimi i Saranda Bogujevcit.

Deputetja e Vetëvendosjes ndodhet në Londër për një vizitë, por që nënshkrimi i saj figuron në listë.

Për pak minuta pritet të mësohet se nëse do të mbahet apo anulohet kjo seancë./Indeksonline/