08:51 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si arriti Vedat Muriqi të trefishohet për më pak se 24 orë, e thyen edhe një rekord personal

Vedat Muriqi i ka “bombarduar” rrjetet sociale pas zyrtarizimit te Fenerbahce.

Ylli i Kosovës ka arritur që të thyej rekordin personal pasi që fotografia e fundit me fanelën e Fenerit ka marrë mbi 84 mijë pëlqime.

Nga 3000 që e kishte mesataren e pëlqimeve, Vedati jonë ka arritur që të ketë numrin e “Like-ve”, që zakonisht i kanë yjet e futbollit botëror.

Se Vedati është bërë i famshëm kudo në 24 orët e fundit, tregon edhe ky fakt.

Nga 30 mijë ndjekës që kishte në Instagram, Muriqi tani numëron mbi 91 mijë ndjekës në këtë rrjet social, që do të thotë tre herë më shumë se sa i kishte deri para 24 orëve./Indeksonline/