12:23 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Si asnjëherë, princi Harry hap dyert e shtëpisë së tij për një kauzë të rëndësishme

Princi i Sussex-it, Harry, ka vendosur që për herë të parë t’i hapë dyert e shtëpisë së tij dhe gjithçka për një kauzë të rëndësishme.

Dje, në profilin zyrtar të faqes mbretërore në Instagram, u publikua një video ku shfaqej këngëtari i njohur Ed Sheeran teksa trokiste në derën e shtëpisë së princit.

Sot është publikuar videoja e plotë, ku të gjithë mund të shohin shtëpinë e Harryt dhe Meghanit pasi princi mirëpret Ed Sheeranin.

Ata ulen për të biseduar në njërin prej ambienteve të shtëpisë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

“Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor”.

Princi Harry dhe Ed Sheerani duan të sigurohen që jo vetëm sot, por çdo ditë, të kujdeseni për veten, familjen dhe ata përreth jush.

S’ është nevoja të vuani në heshtje. Trego si ndiheni, pyesni dikë si po kalon dhe dëgjo përgjigjen. Kërko ndihmë kur të duhet dhe ki parasysh se në këtë jemi të gjithë bashkë”, është mesazhi në videon e publikuar.

Ndryshe nga ç’e kishim pritur, shtëpia e Harryt dhe Meghanit është e arenduar shumë thjesht dhe në të mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.