11:49 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Si baba ashtu edhe i biri, djali i Marcelos nënshkruan kontratë me Real Madridin

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, është njëri prej futbollisteve më të mirë të Real Madridit, në vitet e fundit.

Por edhe pse gjatë verës ai u largua nga skuadra mbretërore, dashuria për ta si duket nuk merr fund, shkruan IndeksOnline.

Djali i Marcelos, Enzo Alves, ka nënshkruar sot kontratën e tij të parë me Real Madrid.

Mbrojtësi brazilian është futbollisti me më së shumti trofe të fituar ma Real Madridin, gjithsejt 25.

Por a do të mund Enzo të ndjek rrugen e babait kjo mbetet të shihet./IndeksOnline/