09:09 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Si banane, Berisha shënon një perlë në derbin austriak

Mërgim Berisha ka realizuar edhe një gol perlë në Austri. Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në derbin ndaj skuadrës rivale për titull, Lask Linz.

Ishte minuta e 62 kur kosovari i Salzburgut shfrytëzoi një gabim të portierit duke ekezekutuar një goditje me efe për epërsinë e parë të skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 6-të sezonal për Berishën në këtë sezon në ligën e Austrisë./Indeksonline/