17:33 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Si dhe kur duhet t’i aplikoni produktet e kujdesit të lëkurës

Rutina e kujdesit për lëkurën është e vështirë. Midis tonereve, serumeve, kremrave të ditës e të natës, është thuajse e pamundur jo vetëm t’i ndjekësh të gjitha hapat në mënyrë rigoroze, por edhe renditja e tyre të jetë ajo e duhura. Me shumë mundësi vendosni kremin hidratant, para serumit, e ujin tonik pas kremit të syve.. pra një lëmsh i vërtetë ! Mund të mendoni se nuk ka asnjë problem, pasi fytyra i përthith të gjitha produktet, por sipas dermatologëve nëse nuk i aplikoni produktet në mënyrë korrekte ju do të keni probleme me lëkurën. Hap pas hapi Living do t’ju tregojë rutinën e kujdesit të lëkurës në mëngjes e në darkë.

Hapi 1: Pastruesi
Çfarëdolloj tipi lëkurë të keni, tregoni kujdesin e duhur në zgjedhjen e pastruesit ! Sigurohuni të mos ketë kimikate të ashpra që thajnë yndyrën natyrale të lëkurës (edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme) !Lexoni në këtë link të gjitha gabimet që bëni kur lani lëkurën

HAPI 2: UJI TONIK
Uji tonik i ditëve të sotme është një produkt i mbushur me përbërës të butë ose hidratues për të rigjallëruar lëkurën e lodhur, të pajetë e të acaruar. Në thelb është thjesht një produkt që përgatit lëkurën për të përthithur më mirë çdo produkt tjetër që do të përdorni.

HAPI 3: SERUMET
Serumet janë produkte me lëndë ushqyese të përqëndruara, të cilat kanë efekte të ndryshme në lëkurë (në bazë të përbërësve)

Ne mengjes dermatologët rekomandojnë serumin me vitaminën C, e cila mbron lëkurën tuaj nga inflamacionet dhe dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira gjatë ditës, ndërkohë që ndriçon dhe lëkurën. Natën përzgjidhni një serum me acid hialuronik, i cili hidraton dhe ushqen lëkurën.

HAPI 4: KREMI I SYVE
Kremrat e syve kanë tendencë të jenë më të lehtë dhe më të hollë sesa kremrat hidratantë, ndaj ky produkt duhet vënë përpara !

HAPI 5: Produktet për trajtimin e shenjave të akneve apo puçrrave
Do të ishte ideale nëse ju do t’i aplikonit produktet trajtuese natën, pasi në këtë kohë trupi juaj punon më shumë për të riparuar veten.

HAPI 6: Kremi hidratant
“Një krem hidratant  jo vetëm që mban lëkurën tuaj të hidratuar, por gjithashtu është një barrierë për produktet e tjera të aplikuara para kremit.

HAPI 7: Kremrat me vitaminë A apo ndryshe retinol që përshpejtojnë shumimin e qelizave të shëndetshme dhe riparimin e qelizave të dëmtuara.  Dermatologët pohpjnë se nëse i përdorni rregullisht do të shihni rezultate brenda 4-6 muajve. COSMOPOLITAN