75 Mall Live Search
22:22 / E Enjte, 14 Maj 2026 / Z S

Si do të sigurohen votat për presidente? – Abdixhiku: Në bashkëpunim politik me subjektet shqiptare

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i sigurojnë votat për presidente për Vjosa Osmanin përmes  bashkëpunimit politik.

[Do t’i sigurojmë 2/3 e votave për president] me bashkëpunim politik, natyrisht”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kjo është faza e tretë e bashkëpunimit. E nisëm me bashkëpunim si kulturë politike mes nesh, po e flasim si bashkëpunim me qytetarë, nesër do ta bëjmë bashkëpunimin Brenda partive shqiptare, përjashto Listën Serbe, me të cilën as unë, as Vjosa, s’kemi kurrfarë vullneti bashkëpunues”.

“[Do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që i ngjiten vizionit tonë politik për Republikën e Kosovës dhe e pranojnë si të tillë”.

Ai madje arsyetoi kandidimin e dyfishtë kryeministër/presidente duke thënë se këto janë zgjedhjet e para de facto presidenciale.