12:11 / E Martë, 03 Prill 2018

Si duhet ta përdorni çokollatën në mënyrë që ajo të ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit

Çokollata (e bërë nga fara e pemëve të kobës së Theobroma) mendohet se daton në qytetërimin e Olmec në Mesoamerikë mbi 3 mijë vjet më parë.

Qysh atëherë, kërkesa për çokollatën ka shpërthyer me miliarda duke u kënaqur me shijen e saj të ëmbël.

Shpesh konsiderohet të jetë ushqimi i “ngushëllimit”, ndryshues i humorit dhe që përdoret për gjest romantik, dhe kohët e fundit është mbrojtur edhe si një ushqim shëndetësor, transmeton Indeksonline.

Por a është me të vërtetë e shëndetshme- sidomos pasi që mbivlerësimi i çokollatës dhe i ushqimeve të tjera të ëmbla mund të shkaktojë shtim në peshë?

Rob Hobson, një nutritionist kryesor i regjistruar dhe autor i “Cheats & Eats”, thotë se çokollata është e mirë për shëndetin tonë, po duhet të dimë se sa të përdorim atë.

Sipas tij, përfitimet që mund të kemi nga çokollata përfshijnë zemrën dhe trurin tuaj.

Përfitimet shëndetësore rrjedhin nga kakao e papërpunuar, që përmban përqendrimin më të madh të mirësisë pa sheqerin e shtuar.

Atribuimi i çdo përftimit  shëndetësor për çokollatë nënkupton përdorimin e çokollatës së errët që përmban më shumë se 70 për qind kakao.

Kakao është një burim i pasur mineralesh, përfshirë magnezin (ndihmon në ruajtjen e eshtrave të shëndetshme dhe nxit relaksimin e muskujve), hekuri (ndihmon në mbajtjen e prodhimit të shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut) dhe zinku (ndihmon në krijimin e qelizave të reja në trup).

Por për të mos pasur efekt të mirë dhe jo shtime të peshës, rekomandohet që çokollata (kakao) të përdoret çdo ditë por jo në sasi të madhe. Sigurisht kjo do ndihmojë të nxitë mendjen tuaj, zemrën dhe humorin./Indeksonline/