09:55 / E Martë, 12 Prill 2022 / LB

Si e komenton Kurti deklaratën e Martyt se shërbimi sekret serb dëshiron ta vras për t’ua lënë fajin shqiptarëve

Ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në një intervistë për median zvicerane “RTS”, ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se qytetarët dhe shteti i Kosovës e kanë ditur kush është Serbia.

Mirëpo, ka thënë se uron dhe shpreson që QUINT-i në Beograd dhe BE në përgjithësi ta ngrisin këtë çështje me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore, sepse, kjo sipas tij, është një akuzë e jashtëzakonshme që tejkalon të gjitha përmasat individuale e përfshin një shtet të tërë.

“Ju e dini mirë që shërbimi sekret i Serbisë gjatë viteve të 70-80 ka vrarë shumë patriot e veprimtarë shqiptarë, andaj këtë mënyre e kanë të ushtruar ndër dekada. Mënyra se si ka operaru shërbimi serbet serb është i njohur botërisht. Ne dimë që edhe opinioni publik është i njofutar për rastin Panda në Pejë”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton Indeksonline.